Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka martuar të vëllain Orges Prelvukaj i cili ka kurorëzuar dashurin me partneren Nora Kasneci. Reperi ka qenë në dasmë së bashku me partneren e tij Eni Koçi, por edhe me kunatën Gretën e cila ka ndezur atmosferën me këngët e saj.
Çifti i njohur i showbizit kanë shpërndarë shumë foto dhe video nga dasma ku dhe kanë zbuluar edhe veshjen e tyre. Të dy shkëlqenin teksa Genci ishte veshur me një kostum, ndërkohë që Eni me një fustan të zi.
Një nga momente më të veçanta të dasmës ka qenë hyrja e çiftit, ku të gjithë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur. Eni ka shpërndarë edhe një video me kunatën e saj teksa dëgjohet që e quan “Nusja më e bukur”.