Ermal Mamaqi ‘pajton’ Gent Zenelajn dhe Jul Dedën

271

Ishte koha kur grupi “SHBLSH” përbënte të preferuarin e të gjithëve.

 

Askush nuk i ka harruar performancat e Julit, Gentit dhe Ermalit në “Portokalli”, një humor që ka lënë shumë batuta ende sot.

Por më pas djemtë ndanë rrrugët e tyre, Ermali tashmë ka emisionin e tij, Gentin po ashtu e shohim çdo ditë në emisionin investigativ ‘Stop’ kurse Julin e shohim çdo të shtunë në tv Klan me spektaklin humorit ‘Duplex’.

 

Miqësia mes Julit dhe Gentit mori fund me largimin e këtij të fundit nga 2XL. Megjithatë duket se në mes tyre është dikush që dëshiron t’i pajtojë. Dhe është moderatori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar në Instagram një foto ku kujton kohën kur ndanin skenën të tre dhe shkruan:

 

“Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinem?” . Kjo foto i ngjan edhe një paralajmërimi për bashkëpunim dhe ne jemi duke prirur me padurim të mësojmë se çfarë fshihet pas saj.