Njeriu që fluturon në fshatin e Bocellit, pjesë e “çmendurisë” Dua Lipa dhe i biri

ANILA DEDAJ/ Ideja e një njeriu të aftë për të fluturuar e ka joshur gjeniun italian që dëshironte të thyente limitet, të tejkalonte mjeshtrit e mëdhenj për ta bërë kujtimin e tij të pavdekshëm.

 

E nëse Brunelleschi asokohe kishte sfiduar lartësitë me Katedralen e Firences, për të shkuar më tej Da Vinci u përqendrua te fluturimi.

 

Mund të thuhet se ia arriti qëllimit, atij për të mos u harruar. Sot 5 shekuj më vonë, njerëzit e kujtojnë me admirim për gjenialitetin e tij; për “Xhiokondën”, “Damën me qengj”, “Darkën e fundit” dhe vepra të tjera elitare. Në edicionin e 14-të të “Teatrit të heshtjes”, këngëtari i njohur Andrea Bocelli i bën homazh e si të ftuar specialë përfshin në këtë ngjarje artistike krahas të birit, Matteos, edhe shqiptaren e Kosovës, Dua Lipën.Andrea Bocelli dua lipa

 

Në Lajaticio, provincën e Pisas, ku Bocelli u lind dhe u rrit, prej pak ditësh pranë amfiteatrit sugjestiv në mes të kodrave, vizitorët i pret një skulpturë e shndritshme 15 metra e lartë. Një njeri i çeliktë, gati për fluturim, i realizuar nga artisti Daniele Basso, që mbart idenë e lirisë. “Në krahët e lirisë” është titulluar edhe ky edicion, që do të mbahet gjatë 3 mbrëmjeve, nga 25-27 korrik.

 

Homazhi ndaj Da Vincit ndihet edhe në posterin promocional të “Teatrit të heshtjes”, ku Bocelli fluturon mbi re, falë një kali me krahë (Të jetë vallë zëri i tij, që sfidon edhe verbërinë duke e bërë të prekë qiellin në hapësira skenike gjiganteske?!). “Në krahët e lirisë” shpreh pikërisht vullnetin për të mos u ndalur nga kufizimet, për t’i dhënë vetes mundësinë për të tejkaluar barrierat dhe pse jo, për të besuar në ëndrrën leonardeske: edhe njeriu mund të fluturojë.

 

Gjatë mbrëmjeve koncertale, Bocelli do të arrijë të tilla fluturime sonore në duetet me të birin, me këngën “Fall on me”, që e bëri Matteon të njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.

 

Ndërsa surprizën për praninë e Duas (27 korrik), më të cilën do të duetojë dhe prezantojë “If only”, Bocelli e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale: “Spektakli është menduar si një eksperiencë gjithëpërfshirëse, që do të ripropozojë kompozitorët më të mëdhenj të operës, këngët më të dashura dhe ‘klasikët’ më popullorë.

 

Po ashtu, inovativ do të jetë edhe formati, që do të marrë simbolikisht për dore publikun në brendësi të skenografive të rralla lëvizëse”, shprehet Bocelli. Entuziazmin për këtë ngjarje nuk e ka fshehur as Dua, e cila u premton fansave të saj se “do të jetë një mbrëmje magjike”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...