Më mirë vetëm sesa me një nga këta tipa; Kush janë meshkujt që s’ia vlejnë t’u hedhësh sytë e jo më të lidhesh

Narcistë, pesimistë, të dhunshëm… mund të mendoni se meshkujt e tillë e kanë këtë karakteristikë të ‘shkruajtur në ballë’, por ja që personat negativë, janë manipuluesit më të zotë, që ju gënjejnë dhe ju nuk arrini t’i njihni jo në takimin e parë, po as në të dytë e të tretë ! Megjithatë shenja e parë, duhet të jetë dhe e fundit. Mos i toleroni meshkujt e mëposhtëm

 

Më poshtë do të gjeni disa tipa meshkujsh, miqësia me të cilët do të ishte mirë të mos shkonte më tej.

 

1. Është kritik ndaj pamjes suaj të jashtme. Shprehjet tipike në këtë rast janë: “E dashur, duhet të heqësh disa kilogramë, duhet të shkosh në palestër, je shumë e mirë, por të mungon vetëm…”.

2. I mungon dëshira për t’u argëtuar. Tipa të tillë edhe në fundjavë nuk e kanë sensin e dëfrimit, të iniciativës dhe improvizimit. Janë monotonë dhe e lënë çdo organizim në dorën tuaj.
3. Nuk ju lejon të dilni me shoqërinë. Përgjithësisht, këta tipa mendojnë se çdo dalje me shoqet, është një mundësi tradhtie.

4. Është pesimist. Duke qenë së çdo gjë e sheh me negativitet dhe pesimizëm, është gati që në çdo rast të prishë planet tuaja

5. Duket sikur është gjithë kohës në kërkim të një partnereje: Shikon femrat e tjera. Veçanërisht kur këto vështrime i shoqëron edhe me shprehje të tipit: “E këndshme shoqja jote”.

6. Të dhunshmit. Në fund, por jo nga rëndësia. Njerëzit me prirje dhune, do të jenë gjithnjë të dhunshëm e kjo e fundit nuk është vetëm fizike. Nëse partneri krah jush ju lëndon me fjalë, sërish është një sjellje që nuk duhet toleruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...