Kujdesi veror per femijët, keshilla nga Dr. Klaudia Stajka

Dite me te gjata, nete me te ngrohta, kujdes me i madh per shendetin; Po, kjo eshte vera! Seç ka diçka kjo stine qe i ben femijet te vrapojne me shpejt dhe te luajne me fort.

Dhe para se femijet tuaj te dalin me vrap nga dera, juve do t’ju duhet te siguroni mbrojtjen e tyre nga dielli, uji, pickimet e insekteve, aksidentet e mundshme, etj.

Mjeket e Spitalit Amerikan japin keshilla praktike, qe çdo prind duhet te ndjeke.

Kujdes nga dielli

Ekspozimi i nje personi ne rrezet e diellit gjate femijerise dhe adoleshences pergjithesisht konsiderohet te rrise rrezikun e melanomes. Per te shmangur djegien dhe çdo demtim tjeter me te avancuar kini parasysh:

· Perdorini femijeve tuaj krem me faktor mbrojtes (SPF) nga 15 e lart per te ulur intensitetin e rrezeve te demshme, qe shkaktojne te djegura. Aplikimi i kremit duhet bere 15 ose 30 min para ekspozimit ne diell, ne menyre qe lekura te absorboje sa me shume krem dhe te zvogelohen gjasat qe ky i fundit te lahet nepermjet djerses, notit, te fshirave me peshqir. Per kete arsye eshte e keshillueshme qe kremi te riaplikohen çdo dy ore si edhe pas çdo veprimtarie fizike. Edhe kremrat water resistant e humbasin efektin e tyre pas 80 min qendrim ne uje. Si duhet vepruar? Ne rast se femija peson djegie eshte e rekomandueshme te perdoren kompresa te ftohta, analgjezike si dhe kremra me baze aloe vera.

· Pajisini femijet me kapele dhe rroba te lehta pambuku. Veshja eshte nje barriere shume e mire ndaj rrezeve ultraviolet.

· Mbajini bebet larg diellit. Femijet nen gjashte muaj duhet te reduktojne sa me shume kontaktin me rrezet e diellit dhe perdorimin e kremit. Mbi kete moshe, mund t’u aplikohet krem me faktor mbrojtes ne zonat e paveshura te lekures.

· Shmangni aktivitetet ne natyre gjate ores 11 te paradites me 4 te mbasdites. Duket mision i pamundur per femijet tuaj aktive? Beni te mundur qe e gjithe familja te beje pak pushim prej diellit ne kete orar. Keto jane rreze te demshme per te gjithe.

· Kini kujdes nga hija. Te shumte jane ata qe mendojne se te qendruarit ne hije eshte menyra me e mire per t’u ruajtur nga dielli. Hija mundeson nje ndjesi lehtesie nga nxehtesia por jo shmangie nga rrezet UV.

Mbajini femijet e hidratuar

Me rritjen e temperaturave, lodhja nga vapa fillon te behet shqetesuese. Simptomat perfshijne lodhje, etje ekstreme, dhe krampe muskulare. Nese femijet nuk freskohen dhe hidratohen, lodhja nga vapa mund te çoje deri ne goditje nga te nxehtit (shenjat jane dhimbje koke, marramendje, te perziera, te vjella, dhe mungesa e djerses), e cila eshte potencialisht fatale. Si duhet vepruar? Nese vini re keto shenja tek femija juaj, i hidhni uje te ftohte, zhvendosini ne hije ose prane nje ventilatori. Vendosja e akullit nen sqetull dhe ije e pershpejton procesin e ftohjes. Nese dyshoni per goditje nga te nxehtit, telefononi menjehere 127.

Mos i largoni syte nga femijet kur jane ne uje

Fatkeqesisht, mbytja ne uje (me se shumti pa te bertitura dhe sperkatje) eshte nje nga shkaqet me te shpeshta te aksidenteve qe shkaktojne vdekje tek femijet.

· Pajisini femijet me komardare. Komardaret me krahe kane pak mundesi te rreshkasin dhe krahasuar me ato ne forme rrethore kane me pak mundesi per t’u kthyer permbys.

· Mos ia lejoni vetes te shperqendroheni teksa femijet tuaj jane ne uje. Shmangni celularet dhe bisedat e gjata me prinderit perreth.

· Telefononi 127.

Ruhuni nga thumbi i bletes

Bletet terhiqen prej luleve, ndaj mos aplikoni parfum me esenca lulesh ne rrobat e femijeve tuaj. Gjithashtu, shmangni lenien hapur te ushqimeve dhe pijeve; nese femijet behen pis, vishini diçka tjeter; dhe ne rast se shikoni nje blete te afrohet prane tyre, ruani qetesine dhe po keshtu perpiquni t’i largoni. Si duhet vepruar? Nese femija juaj pickohet, si fillim perpiquni te largoni thumbin me nje karte (krediti, rimbushese) dhe me pas, mund te aplikoni mbi zonen e prekur akull ose nje paste te pergatitur me sode buke dhe uje. Pas kesaj, ne farmacine me te afert kerkoni krem me hydrocortizon edhe antihistaminike orale per te evituar enjtjen.

Veshi i notarit

Veshi i notarit quhet infeksioni i kanalit te jashtem te veshit dhe dhimbja eshte simptoma me e hershme. Teksa perparon ju mund te shihni kullim nga veshi i femijes suaj dhe butesi ekstreme kur pjesa e jashtme e veshit eshte prekur. Ky infeksion shkaktohet nga invadimi i mikrobeve ne kanalin e veshit, me futjen e ujit brenda dhe me thatesine e tepert pasuese kur femija del nga uji. Si duhet vepruar? Aplikoni antibiotikun e rekomanduar nga mjeku dhe frenoni larjet ne pishine.

Helmimi nga ushqimi

Nuk eshte gje e re te degjosh per helmimet nga ushqimi gjate stines se veres. Me aq sa ju mund te keni ne dore, sigurohuni qe jashte shtepise, perpara te ngrenit, femijet te lajne duart apo te perdorin xhel antibakterial. Lajini mire frutat dhe perimet, mbajini ushqimet ne frigorifer dhe rifutini ato nese nuk kane mbaruar. Shenjat e helmimit jane te perziera, te vjella dhe diarre. Zakonisht nuk ka ethe dhe gjak ne jashteqitje. Si duhet vepruar? Trajtimi kerkon vemendje, pushim, lengje si dhe nje diete te lehte ushqimore.

Mos i lini femijet te presin ne makine

Duhen vetem 10 min qe temperatura e makines te ngrihet me 19 grade. Shpesh jane degjuar lajme tragjike me prinder qe lene femijet per nje kohe te gjate ne makine apo bebet te flene. Mos i lini femijet as edhe nje minute vetem; gradet e makines ndonjehere mund t’ju mashtrojne per shkak se makina nxehet shume shpejt. Femijet jane ne risk me te madh prej goditjes nga i nxehti, kjo sepse trupat e tyre e rrisin temperaturen tre deri ne pese here me shpesh se te rriturit.

Ky informacion nuk ka per qellim t’ju frikesoje e t’i mbani femijet te mbyllur ne shtepi. Vera eshte koha me e bukur per t’u argetuar. Mjafton informacioni i duhur dhe jeni gati te shijoni stinen me femijet tuaj!

Dr. Klaudia Stajka

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...