Nuk lëshuan kuponin, mbyllet aktiviteti, Rama: Zero tolerancë

Pas paralajmërimit që bëri për marrjen e masave të forta në luftën kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama vijon të postoj foto duke treguar rezultatet nga ky aksion i qeverisë. Kreu i qeverisë, publikoi fotografi në rrjetin social “Facebook” të aktiviteteve të mbyllura, teksa thotë se do të ketë zero tolerancë.

 

Si pasojë, disa bizneseve u është vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.

 

“#STOPINFORMALITETIT✋ Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! #ZeroTolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shkruan Rama. Disa ditë më parë, Edi Rama, publikoi një foto të ngjashme të një hoteli i cili ishte mbyllur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...