“Lulja e majit”, e kujt është kjo këngë…

Pjerin Ashiku, drama e muzikantit të talentuar në komunizëm që punonte në torno e kompozonte këngë magjike

 

“Lulja e majit” apo siç quhet ndryshe “Tango e Bunës” është kënduar në Shkodër, atje ku dhe ka lindur. Kësaj kënge i janë bërë tokë krijuese dhe të tjera qytete, sepse tek e fundit kudo ka të dashuruar dhe të brengosur nga dashuria. Kudo ka një “lule maji” dhe për çdo njeri do kishte një këngë apo serenatë. Kjo këngë është kënduar në Korçë, madje shumë e dinin se është serenatë korçare sepse si të tillë u përpoqën shpesh ta sjellin pas viteve ’90, këngëtarë me zë gjatë kohës së komunizimit.

 

Po t’i pyesësh korçarët të thonë: “Lulka e majit është një serenatë pe Korçe”, po t’i pyesësh kosovarët të thojnë: ”Heu, hala s’e

 

ke marr’ vesh o shqipe se asht kajkë gjakovare e k’nueme prej Isës (Ismet Pejës)”, e kështu me radhë. Secili tenton t’i vendos myhyrin e vet, gjithsekush kërkon ta “hipotekojë” dhe ta shpallë pronë të veten. “Lufta” për këngën vazhdon.

 

Por, e vërteta është se kjo këngë është kompozuar nga Pjerin Ashiku në vitin 1954. Kënga ka udhëtuar në kohë dhe hapësirën mbarëshqiptare, por në të vërtetë ajo është këngë e kompozuar nga Pjerini dhe për shkodranët është “Tangoja e Bunës”.

 

Ka vite që muzikanti i talentuar shkodran është larguar nga kjo jetë duke marrë me vete brengat dhe hidhërimet që i shkaktoi jeta nën diktaturë, por ka lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme artistike. “Lulja e majit” është më e bukura këngë e Pjerin Ashikut dhe ndër më të bukurat këngë të muzikës shqiptare. Tingujt e saj të vihen mbrapa dhe të shoqërojnë gjatë gjithë Pjacës Pedonale të qytetit të Shkodrës si hije të ëmbëla.

 

Por ti je vyshkë e më s’ke erë

Lulet e tua për mua s’kanë më vlerë,

Nuk je ti lulja e bukur e ditës së majit

Por, je lulja e këngës sime të vajit…

Kur e dëgjon ajo provokon me të njëjtën magji edhe me vibrimet e më të akulltës zemër që mund të ekzistojë në botë. Ka shtegtuar kjo lule pothuajse në të gjitha trojet shqiptare duke mbetur si një ndër këngët më të bukura të muzikës tonë.

Ashiku nën diktaturë

 

Por cili është Pjerin Ashiku, ai që e la këtë pasuri të bukur muzikës shqiptare. Ishte bir i një familje me tradita në Shkodër që u persekutua ashpër nga regjimi komunist.

 

Pjerin Ashiku ishte kompozitor, instrumentist, humorist, e kantautor që i këndoi tërë jetën me shumë dashuri Shkodrës dhe njerëzve të saj, njeri i dashur dhe me shpirt polidimensional ai u la në internim virtual në mes të qytetit.

 

Ai punonte si punëtor në Ndërmarrjen Ushqimore ku megjtihatë u aktivizua duke krijuar e drejtuar grupin e estradës të kësaj ndërrmarje, i cili fitoi çmimin e parë për grupet amatore. Atje këndoheshin këngë që kompozoheshin nga

 

Pjerin Ashiku, të cilat nisën të këndohen shpejt nëpër rrugicat e Shkodrës por edhe të qyteteve të tjera. Me vonë u bë pjesë e Estradës së Shkodrës në orkestrën e saj, por shpejt u largua për t’iu kthyer “zanatit”, tashmë si axhustator në Parkun e Automjeteve. Por edhe aty ai nuk u dorëzua, por krijoi një grup amator estrade që konkuroi denjësisht në shumë takime kombëtare dhe mori çmime të para.

 

Krijoi parodi të shumta dhe kompozoi shumë këngë të paharrueshme që këndohen edhe sot, mbështetur kryesisht në motive popullore shkodrane. Krijimtaria e mirëfilltë muzikore e kompozitorit Pjerin Ashikut përfshinë 140 këngë, e shumë parodi e intermexo muzikore. Në kohën e diktaturës këngët e tij janë kënduar me sukses në Dekadat e Majit si përshembull këngët “Një zog i vogël” dhe “Ermira”,

 

por kurrë nuk u publikua emri i Pjerin Ashikut si kompozitor i këtyre këngëve. Ai mbeti anonim, ashtu siç mbeteshin shumë krijime me autor “Popullin”. Më 21 shtator 1995 Pjerin Ashiku ndërroi jetë në qytetin e tij në Shkodër, por la pas një krijimtari të vyer muzikore ndër të cilat, e më e bukura lulja e majit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...