Kryeministri i qeverisë tranzitore betohet para shqiptarëve: Sapo të vijmë në pushtet do hetojmë të gjithë zyrtarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se që në ditën e parë që do të vijnë në pushtet do të hetojnë zyrtarët, kontratat koncesionare apo entet që sipas kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.

 

“Në këtë qeveri rritet vjedhja e dhe grabitja e pasurive dhe parave të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve. Rama është një grabitës psiqik. Dje u miratua në landfillin e republikës, grabitja më spektakolare ajo e rrugës Milot-Balldren.

 

Gjoka së bashkë më dajën e tij kanë marrë më shumë se 500 milionë nga Rama. Koncesionit Orikum-Dukat, janë dhënë edhe koncesioni i pompave të naftës. Të gjitha janë afera korruptive. Nuk kanë asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë.

 

Paratë ndahen mes Edi Ramës dhe qeveritarëve. Tjetër grabitje është ajo pasurive kombëtare. Të gjitha janë një shfrytëzim pa asnjë përfitim, por për një grup oligarkësh.

 

Çdo firmë, çdo vulë Ramës bëhet për të vjedhur dhe grabitur. Ky aktivitet k.riminal qeveritar ka sjellë pasoja shkatërruese për vendin dhe papunësinë. Sot jemi në nivelet më të larta.

 

Bëhet fjalë për qindra miliarda euro të grabitura. Pasoja tjetër shkatërruese janë koncesionet. Të gjithë paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme janë kontraktuar tashmë. Rama po merr borxhe të mëdha.

 

Politikat k.riminale të Ramës por v.rasin edhe politikën. Sot e gjithë kupola e PS-së është e kapur nga k.rimi. Nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër korruptive. Për mua për PD-në dhe demokratët, zhdukja e grupit të oligrarkrve është një emergjencë.

 

Që në ditën e parë të qeverisë ne do të marrim një operacion të padëgjuar më parë për një hetim të imtësishëm për hetim për të gjithë veprimtarinë k.riminale të qeverisë.

 

Hetim i korrupsionit të niveleve të larta, çdo koncesion, çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme k.riminale. Çdo ent dhe kompani private apo publike, çdo person privat dhe publik që është përfshirë në këto afera do të hetohet.

 

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja, do të zbulojmë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Asnjë nuk ka për të shpëtuar. Paratë e shqiptarëve kanë përfunduar në Qipro, në Singapor apo Romë, do ju kthehen shqiptarëve.”, u shpreh Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME