Çka na bën të vetmuar dhe si ndikon kjo në trupin dhe mendjen tonë

Me siguri se çdo njeri eshte ndjere i vetmuar ne ndonje faze te jetes – ndoshta disa njerez nuk kane pasur me ke te shkojne ne kinema e disa tjere nuk kane pasur me ke te flasin.

Te gjithe jemi ndryshe. Kur ballafaqohemi me vetmine, nuk e dime as çfare duhet te bejme, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, njerezit fillojne te hane shume, kane pagjumesi dhe fillojne te besojne se vetmia eshte fati i tyre.

Ekspertet kane treguar se si ndryshojne trupi dhe mendja kur ndihemi te vetmuar.

Jeni gjithmone te uritur

Shumica e njerezve ne planet hane shume kur kane probleme ose jane ne ankth. Zakonisht hane gjera te embla ose pica. Nuk mund ta kontrollojne dhe ndihen me mire per nje periudhe te shkurte kohore, por, pastaj, e perjetojne nje ndjenje me te forte te urise.

Ne nenvetedijen e tyre, ata jane duke provuar diçka qe jua ben jeten te duket e lehte duke ngrene diçka te shijshme. Dhe, ne ate moment, trupi e prodhon hormonin e urise – grelinin. Shkencetaret kane kryer nje studim per te analizuar lidhjen mes hormonit te urise dhe vetmise. Ata kane zbuluar se njerezit qe e konsiderojne veten te vetmuar kane nje rritje te prodhimit te grelinit ne gjak – pra hane me shume.

Shpenzoni shume kohe duke bere blerje ne internet

Shenjat e vetmise nuk duhet te jene te qarta. Nje studim ka treguar se njerezit qe jane ne kete gjendje shpeshhere duan te blejne diçka. Zakonisht jane te perqendruar ne gjera materiale per ta mbushur zbrazetine qe e ndjenje.

Nuk keni endrra dhe nuk mund te ndiheni te lumtur per tjeret

Vetmia afatgjate shpeshhere mund te shoqerohet me nje gjendje depresive. Njerezit thjesht nuk ndihen me te lumtur. Ata duhet te bejne çdo gje per te dale nga kjo gjendje. Njerezit qe kane kaluar permes kesaj rekomandojne te mesoni te ndiheni te lumtur per njerezit tjere, gje e cila pastaj ju lumturon edhe juve.

Ndiheni te panevojshem

Ndjeheni te pashprese, nuk e dini perse jeni gjalle, ndiheni te panevojshem. Nese jeni duke perjetuar diçka te tille, atehere perpiquni ta telefoni ndonje mik te vjeter. /Telegrafi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...