Çifti italian me 2 fëmijët humbin rrugën natën në Shqipëri, ndihmohen nga banorët

294

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës.

 

Për ti gjetur kanë qenë në ndihmë banorët e zonës Rabije në Fier dhe policia.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij” informon policia e Fierit.

 

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.