Po sikur në vend të një makine me qera … ?

‏Nga Dom Gjergj Meta

Do ishte interesant sikur me 30 mijë lek të reja, aq sa duket që bën qeraja e një makinë apo çmimi i një veshje a kostumi për mbrëmjen e matures, një prind të bënte një kontratë me fëmijën e tij në vitin e parë të shkollës së mesme.

Çfarë kontrate?

Prindi t’i blejë fëmijës 35 libra artistike letrare apo filozofike që po listoj këtu e që sipas përllogaritjeve të mia shkojnë diku te 30 mijë lekë të reja e ai, pra fëmija i tij t’i lexojë në harkun e tre viteve.

1. Eskili – Tragjedite
2. Homeri – Iliada
3. Homeri – Odisea
4. Platoni – Apologjia e Sokratit
5. Virgjili – Eneida
6. Agustini – Rrefimet
7. Dante – Komedia Hyjnore
8. Tome Akuinasi – Njeriu
9. Aristoteli – Estetika
10. George Orwell – Ferma e Kafsheve
11. Gustav Flobert – Madame Bovary
12. Manzoni – Te fejuarit
13. Nietzsche – Keshtu foli Zarathustra
14. Dostojevskij – Idioti
15. Dostojevskij – Vellezerit Karamanzov
16. Joys – Dublinasit
17. Gjergj Fishta – Lahuta e Malcise
18. Ismail Kadare – Kronike ne gur
19. Fatos Kongoli – Lekura e qenit
20. Leon Tolstoj – Ate Sergej
21. Federik Reshpja – Duke kerkuar Itaken
22. Primo Levi – A eshte valle njeri?
23. Primo Levi – Armepushimi
24. Martin Camaj – Poezi
25. Barcata – Lule
26. Anton Harapi – Vale mbi vale
27. Zef Pllumi – Rrno per me tregue
28. Khaled Hossein – Gjuetari i balonave
29. Simon Weil – Rendesa dhe hiri
30. Balzak – Xha Gorjoj
31. Victor Hygo – Shen Meria e Parisit
32. Hannah Arendt – Origjina e Totalitarizmit
33. Yrvin Yalom – Kur qante Niçja
34. Aurel Plasari – Vija e Teodosit rishfaqet
35. Eqerem Cabej – Shqiptaret ndermjet lindjes dhe perendimit

Sipas parashikimit tim, nëse një student në tre vite të shkollës së mesme lexon këta libra në fund nuk do t’i kërkojë prindit lek për makinë të shtrenjtë me qera, për vetëm një mbrëmje, por sponsorizimin për një shkollë të mirë.

E do të kuptojë më në fund se çfarë do të thotë të jesh prind. E plus që jeta e tyre do të jetë më e ndriçuar.

… e sigurisht do të mundohet që një ditë t’ia kthejë prindit ato para.

Qofsha i gabuar!

+ d.Gjergji

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME