Kush është ish-deputeti i PD që i bllokohet hoteli, Rama nxjerr fotot: Humbja do të jetë e rëndë

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe pas furtunës në Tatime, ka nisur sërish aksioni kundër informalitetit.

 

Qeveria është e vendosur në planin kundër informalitetit dhe është kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa thekson se humbja do jetë e rëndë për ata që shkelin ligjin. Edhe pse kryeministri nuk jep detaje, sipas Report Tv hoteli është i ish-deputetit dhe kryetar i PD-së në degën e Elbasanit, Aurel Bylykbashi. Hoteli i bllokuar ndodhet në Llixha të Elbasanit, ndërsa është bllokuar për evazion.

 

“A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, shkruan kryeministri.

 

Edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, bëri të ditur se administrata Tatimore ka zbritur në terren. “Nis zbatimin Plani Operacional kundër informalitetit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave.

 

Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. “Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe, sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”, bëri të ditur ministrja Denaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...