Ç’mot ju pret nëse keni rezervuar pushimet 15-të ditëshin e dytë të korrikut; Parashikimi për gjithë territorin e vendit

209

Luhatjet e ditëve të fundit, mund të kenë trembur pushuesit e 15-të ditëshit të fundit të korrikut, por meteorologët kanë lajme të mira. Reshjet e shiut, temperaturat e ulëta do i lënë vendin atyre të larta e diellit të nxehtë.

 

Sipas “MeteoAlb” temperaturat e ajrit sot do të shenojne jo më shume se 29°C , ndërsa që prej ditës së nesërme e në vijim pritet rritje e temperaturave duke kulmuar ne fundjavë deri në 35°C.

 

Ndërkohë shira të dobët vijojnë në zonat malore Lindore, por duke filluar që nga dita e enjte pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.