Çfarë po ndodh? Vjen thirrja e papritur: Shkëputuni nga Facebook sa jeni në kohë…

Ish-bashkëthemeluesi i Apple-it, Steve Wozniak, i këshillon përdoruesit e Facebook-ut të dalin nga rrjeti për shkak të shqetësimeve në rritje për privatësinë. Wozniak e ka mbyllur llogarinë e tij në vitin 2018 pas skandalit të Cambridge Analytica. “Për shumë si puna ime, këshilla ime është: gjeni një mënyrë për t’u shkëputur nga Facebook-u.”

I pyetur nëse shqetësohet se pajisjet që ne mbajmë me vete dhe në shtëpi po na përgjojnë, Wozniak ka thënë: “Unë jam i shqetësuar për gjithçka … Unë nuk mendoj se mund ta ndalojmë këtë“.“Ndoshta telefoni im po e përgjon tani këtë që po them. Aleksa është përfolur shumë për këtë“, vazhdoi ai.

Sipas Wozniak, terreni që kanë fituar pajisjet e lidhura në rrjet nënkupton që bisedat tona mund të mos jenë aq private sa ne mendojmë se janë. Ai sugjeron që Facebook mund të ofrojë një opsion të paguar që mbron privatësinë e përdoruesve.

“Njerëzit mendojnë se kanë një nivel privatësie që në të vërtetë nuk e kanë. Pse nuk na japin një zgjedhje? Më lejo të paguaj një shumë të caktuar dhe ti do t’i mbash të dhënat e mia më të sigurta dhe private sesa të gjithë të tjerëve duke ua dorëzuar reklamuesve“, tha ai. Skandali i Cambridge Analytica vitin e kaluar përfshiu të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të platformës sociale “Facebook”, në të cilat analitike ka pasur akses pa miratimin e vetë individëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...