Rama, Basha, Meta dhe Kryemadhi… siç nuk i keni parë kurrë

“Mu plakën shokët dhe shoqet”, apo “është kthyer FB si azil pleqsh”.

Këto janë batutat që lexon më masivisht këto ditë në rrjetin social Facebook dhe që shoqërohen me foto ku përdoruesit e rrjetit duken shumë të plakur për shkak të përdorimit të aplikacionit që tashmë eshtë kthyer në trend, Face App.

Por fantazia e përdoruesve te rrjetit nuk është kufizuar vetëm tek ndryshimi i fotografive personale, ata kanë përfshirë në këtë “lojë” disa nga krerët e politikës shqiptare si presidenti Meta, kryeministri Rama, ish-kryeministri Berisha, kryeopozitari Basha, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Face App është një aplikacion të cilin mund ta shkarkosh në celular dhe më pas duke përzgjedhur një foto portret ke mundësi të ndryshosh pamjen tënde, të bëhesh më i ri ose me i vjetër, me mjekër apo pa mjekër, me flokë apo pa flokë etj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...