PËRGJIMET BILD, BALLA: JAM DHE UNË! MË MORI NË TELEFON NË 2 TË NATËS NJË PERSON…

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla thotë se dhe ai përmendet në përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku janë implikuar disa zyrtarë socialistë për shit-blerjen e votave në Dibër.

 

Balla tha në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi se një nga personat e përgjuar e kishte marrë në telefon në orën 02:00 të natës dhe i kishte thënë se e kishte rrahur Falmur Noka me disa persona të tjerë.

 

‘Në ato përgjime jam dhe unë. Jam dhe unë sepse një nga personat në përgjim në 2 të natës më merr në telefon dhe më thotë se e ka rrahur Flamur Noka me disa persona te tjerë dhe që më pas i kanë ikur policisë’, tha Balla.

 

Kujtojmë se gazeta gjermane Bild ka publikuar një seri përgjimesh për shit-blerjen e votave në Dibër ku zyrtarë të lartë socialistë, ministra e deputetë, falsin me zyrtarë lokal që të sigurojnë vota për PS.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...