“KULLA E ARNUME”, MREKULLIA E VËLLEZËRVE PRENGA, SHPËRNDAHET NË TË GJITHË BOTEN DUKE PROMOVUAR NJË SHQIPËRI TJETËR

“Kulla e Arnume” qe nga emri ngjall kureshtje. Mund te gjendet fare thjeshte për të gjithë kuriozët tek “Mrizi i Zanave” ne Fishtë të Lezhës.

Në një vend të qëndisur nga perëndia me një ndërthurje mes çdo gjëje të bukur që ofron ky vend dhe deshifrues se jashtëzakonshme të vëllezërve Prenga për të bërë atë qe pak kush u ka shkuar në mend se realizimi pastaj është tjetër gjë.

E nisen rrugëtimin e tyre duke sjellë në Shqipëri risi me “Mrizi i Zanave” ku prej vitesh tashme është një nder destinacionet kryesore të të gjithëve si shqiptareve por edhe turistëve të huaj që çdo njeri prej tyre mbetet i mahnitur nga ajo çka ofrohet që nga ushqimi natyra e vendi.

Por vëllezërit Altin dhe Anton Prenga idetë e tyre të jashtëzakonshme apo edhe futuristike nuk i lanë me aq. Tashme përveç restorantit të tyre fantastik ata dëshironin të sillnin diçka ndryshe për “miqtë” e tyre.

Kështu që me ndihmën e arkitekteve Briken Miloti dhe Toni Luli ata nisën realizimin e “Kulla e Arnume”.

Dëshira e vëllezërve Prenga ishte të berit arkitekture me kullën tipike të verioreve duke bere një ndërthurje mes të tashmes moderne dhe të shkuarës tradicionale.

E veçanta e kësaj kulle është ndërthurja e mureve të gurta dhe xhamit që zapton mrekullisht një pjese të konsiderueshme këndore të saj duke u bërë kështu kulla me e veçantë në Shqipëri.

“Kulla e Arnume” në brendësi të saj sjell një pjesë të së shkuarës duke nisur që nga dyert e dhomave e deri ne arredimin e tyre në brëndësi.

 

Faktikisht me fjale të tjera mund të quhet edhe si dhoma më shumë e shpërndare ne rrjetet sociale apo dhe në portalet e ndryshme në mbarë botën.

E vënë në funksion që nga viti 2018 kjo kullë ka pritur në ambientet e saj vizitorë nga me te ndryshmit që  natyrisht janë larguar nga ky vend me mbresa të mëdha.

Në fakt kush ka vizituar “Mrizin i Zanave” ku në koleksionin fotove duke nisur që nga hyrja, tek lulet, detajet e ushqimi nuk është larguar pa fotografuar edhe kullën e famshme. Natyrisht që madhështia e saj te magjeps sapo e sheh e nuk largohesh dot pa e soditur në  detaj.

 

 

“Kulla e Arnume” e vëllezërve Altin e Anton Prenga mund të thuhet modestisht se nuk u ka shpëtuar vëmendjes edhe faqeve më të mëdha në Instagram apo edhe personaliteteve të njohur, të huaj e shqiptar.

 

 

Shpërndarja e fotove të kësaj kulle kanë bere xhiron e botës dhe ajo  bie në sy është dëshira e të gjithëve që të paktën një herë të vetme ta vizitojnë ketë vend por të mos thëne për ata qe rikthehen e rikthehen vazhdimisht për te shijuar çdo gjë që aty ofrohet e duke u bere kështu miq të përhershëm.

 

 

Kjo mrekulli që gjendet në fshatin Fishtë të Lezhës nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat kanë realizuar intervista e filmime të shumta duke promovuar jo vetëm “Mrizin e Zanave” por dhe Shqipërinë.

Ne fakt, nuk mungojnë as shkrimet e ndryshme në mediat sociale apo gazeta e revista. Në fakt ky nuk është një shkrim për te thurur lëvdata sepse një vend i tillë si “Mrizi i Zanave” me ushqimin fantastik dhe me “Kullen e Arnume” si më të veçantën në Shqipëri nuk është e nevojshme pasi faktet flasin vetë.

 

Gjithsesi, ajo që duhet thëne është se, ky vend është i bekuar nga Zoti dhe i qëndisur mjeshtërisht me shume kujdes e dashuri të madhe nga vëllezërit Altin e Anton Prenga.

B.Druni.

 

Foto te tjera:

Me shume:

Kenge te realizuara tek Mrizi i Zanave

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME