“Sa të bredhësh me të tjerët, më mirë të shkosh me mua”/ Babai mostër ab uzoi sek sualisht me vajzën e vet për tre vite rresht. Nëna: E mbyllim me kaq, ça u bë u bë

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka ab uzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhu nonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Vetë vajza e dhu nuar tregoi në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e ab uzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

18 vjeçarja me anë të rrjeteve sociale u vu në kontakt me emisionin Fiks Fare. Në takimin që ajo pati me gazetaren e Fiksit u tregoi se si është ab uzuar sistematikisht dhe kundrejt dhu nës nga i ati i saj, nga njeriu që e solli në këtë jetë e që supozohej ta mbronte gjithmonë. Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo sëbashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë.

Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje. ” Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi babai mostër nuk kishte ditur më të ndalej, edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhu nonte fizikisht dhe se ksualisht vajzën e tij. me kalimin e kohës sa vinte e bëhej edhe më e rendë për 18 vjeçaren situata dhe kështu mundohej të gjente situatat për t’i shpëtuar dhunës se ksuale të babait. Edhe pse shumicën e kohës e mbyllur në shtëpi dhe e vëzhguar në shumicën e kohës, ajo gjen mundësinë para gjashtë muajsh të kontaktojë më një avokat në Facebook.

I kërkon ndihmë duke i treguar tragjedinë e saj dhe ai e ndihmoi për të bërë një denoncim në polici. ” Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza. “Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet ab uzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin. Në këto kushte familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

“I fejuari më kishte dhuruar një celular dhe duke mos pasur prova për ab uzimet që më ishin bërë nga im atë, fillova ta regjistroja” tregon 18 vjeçarja për Fiks Fare. ” Ishte e vetmja mënyrë për ta faktuar , pasi i tregova edhe nënës por ajo nuk më besoj” shprehet vajza e dh unuar vetëm më gjeti burrë me mblesëri. Madje mbas kamerave ajo tregon se për të pasur nderin e pastër i ati mostër do e çonte për ta qepur.

Ajo pranon të bashkëpunojë dhe të tregojë historinë e saj në Fiks Fare për t’u dhënë një mesazh të gjitha atyre vajzave që mund të abuzohen nga familjarët e tyre, që të gjejnë forcën dhe ti akuzojnë.

Babai i kërkon marrëdhënie se ksuale vajzës: “Do jëtë hera e fundit”

Fiks Fare tregoi me audio dhe video fakte të babait përdh unues. Biseda në të cilat ai pranon se ka kryer marrëdhënie sek suale me vajzën , kjo kundrejt dh unës fizike. Kjo e fundit vetëm e vëtëm për faktin që vajza mos të tregonte për atë çka babai i bënte.

Madje ai krijonte edhe situata si shëtitje me makinë apo për të shkuar për të marrë dokumenta me vajzën si e si të ishte vetëm me të. Edhe ajo çka u pa në video në Fiks Fare ishte se babai përdh unues i kërkon ” princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie sek suale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.

“Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë” shprehet vajza. Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij duke marr komplet nota se ksuale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë. Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur ” se mos thua në shtëpi pastaj jo”.

Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryëjë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar seksualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dhunë fizike ka ushtruar ai mbi të duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit. Ajo që të bie në sy në bisedë kur vajza i kërkon llogari se çfarë babai mund të jetë ai që abuzon me vajzën e vetë ai shprehet “sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”.

Babai e dhu non sek sualisht, nëna s’i beson ” Ça u bë u bë”

Vajza e ab uzuar nga i ati e tmerruar nga ajo që i ndodhte asaj merr guximin edhe pse e dhu nuar edhe fizikisht t’i tregiojë nënës së vetë të vërtetën e hidhur. Madje ajo vendos që të ballafaqohen të tre. Por këtu ajo merr goditjen fatale, pasi nëna e saj nuk i beson. I ati para të shoqes mohon ab uzimet, por kur 18 vjeçarja vendos regjistrimet që ka bërë, babai kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Ajo e detyron vajzën të fshijë të gjitha regjistrimet që ka në telefon dhe që kjo histori incesti të mbyllej brenda mureve të shtëpisë. Zgjidhje për gjithçka ajo mendon martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia e kështu çdo jë do merrte fund, por kurrë nuk u pa në video që kjo nënë te mëndonte se çfarë ka hequr për 3 vite me rradhë ” princesha” e tyre, që ab uzohej sistematikisht nga i ati i saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...