Teknologjia në ndihmë të partnerëve dyshues, prodhohet dysheku që nxjerrë zbuluar tradhtarët. Ja si funksionon

Teknologjia do ti vijë në ndihmë dhe partnerëve dyshues si dhe do të nxjerrë zbuluar partnerët tradhtarë. Një kompani spanjolle ka prodhuar një dyshek kundër tradhtisë.

Ky lloj i dyshekut inteligjent quhet Smarttress dhe është projektuar nga kompania spanjolle e quajtur Durmet. Dysheku Smarttres është i lidhur me një aplikacion që shkarkohet në telefon.

Por si do të funksionojë?

Nëse mbi sipërfaqen e dyshekut do të ketë lëvizje të cilat nuk ngjasojnë me ato të gjumit, apo të hedhjes së fëmijëve mbi dyshek, kjo pajisje mundëson automatikisht dërgimin e një mesazhi në ‘smartphonet’ e pronarëve, duke i sinjalizuar për aktivitetin që po ndodh.

Kjo është bërë e mundur nga disa sensorë inovativë që regjistrojnë presionet që ushtrohen mbi dyshek.

Kompania njofton se ju mund të aktivizoni oraret kur doni që të merrni njoftim nga kjo pajisje inteligjente që ndodhet në dhomën tuaj.

Deri tani si dysheku Smarttress janë prodhuar disa dhe blihen me porosi, por kompania njofton se shumë shpejt këta dyshekë inteligjentë do të jenë në treg për të gjithë përdoruesit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...