Tereza May shkrihet së qeshuri me batutat e Ramës

Zyra e shtypit në kryeministri nuk dha asnjë detaj se çfarë është biseduar në këtë takim. Por nga kjo foto e siguruar nga Top Channel kryeministrja May ka shpërthyer në të qeshura bashkë me një prej anëtarëve të delegacionit që e shoqëronte. Me sa duket shkaku është ndonjë nga batutat e Edi Ramës të cilat nuk i mungojnë edhe kur përballë ka udhëheqës perëndimor.

Tashmë batutat therëse të Ramës si në takimet si ky me Tereza May apo edhe darkat si ato me kancelaren Merkel janë diçka e zakonshme. Në rastin e Tereza May e cila shqyhet për ftohtësinë e saj batuta duhet të ketë qenë e duhura për nivelin e humorit britanik.

Nëse kryeministri Rama ia ka arritur ta bëjë të qeshë hallemadhen në ikje Tereza May kjo do të thotë se e ka kaluar testin për të bërë së qeshuri një britanike e cila asnjëherë si kryeministre nuk u shqua për humor fin si paraardhësit e saj Tony Blair apo David Cameron.(tch)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...