Iliri tha që Monika ka një pallat/ Flet Kryemadhi: E bëra në tokën e babait, paratë ua ndava fëmijëve

Në konferencën e disa ditëve më parë, ku doli kundër të gjithëve, Presidenti Ilir Meta ndër të tjera theksoi se gruaja e tij Monika Kryemadhi ka një pallat tek zona e “Unazës së Re”.

“Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurt fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, u shpreh presidenti.

Në lidhje me këtë deklaratë të presidentit ka folur edhe vetë kryetarja e LSI-së e cila është shprehur në emisionin “Kjo Javë” se ky pallat është ndërtuar në tokën e babait të saj.

“Monika ka një pallat me 16 mijë metra katrorë. Pallati është bërë në tokën e babait të saj. Janë shitur hyrjet dhe Monika paratë i ka ndarë në bankë për shkollimin e fëmijëve të saj, si detyrim i çdo prindi”, tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...