‘S’kanë faj portalet’, Marina qenka vërtet shtatzënë

Së fundmi Marina Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm për pushimet luksoze me Getin, por edhe lajmet që po qarkullojnë sipas të cilave moderatorja është shtatzënë.

Shkak u bë një foto ku Marina dhe Geti shfaqeshin të lumtur duke mbajtur duart tek barku i moderatores.

Më pas vëmendjen e tërhoqi foto e Marinës nga pushimet ku ajo e mbulonte barkun duke mbajtur dorën para.

Ndërsa tani me fotot e fundit, fansat janë të bindur se Marina është shtatzënë sepse në çdo foto e video moderatorja e ka mbuluar barkun me kapele.

“Prape fsheh barkun ti, se kam për keq po s’kanë faj portalet”, i shkruan një fanse Marinës ndërsa të tjerë i vënë në dukje faktin që e ka mbuluar barkun me kapele.

Moderatorja nuk ka reaguar ende pas këtyre komenteve dhe lajmeve të shtatzënisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...