Alketa Vejsiu dhe Ledri Vula kanë gjetur mënyrën më “Cool” për të sifduar vapën, do i keni të gjithë zili

Nuk e kishim aspak ndërmend të flisnim që në krye të artikullit për temperaturat e larta të këtyre ditëve, jetojmë të gjithë në të njëjtin ferr që prej qershorit, por për fat të keq jemi ‘’të detyruar’’ ta bëjmë.

Kemi hyrë zyrtarisht në një prej muajve më të nxehtë të vitit dhe gjëja e vetme që do të dëshironim në këtë moment është vetëm FRESKI dhe UJË. Nëse në këto momente jeni duke lexuar nga ndonjë plazh fantastik me një gotë Mojito në dorë, dijeni që nuk ju kemi aspak zili, pasi çdokush ka mënyrën e tij për të përballuar vapën përvëluese.

Por jo çdokush është aq origjinal sa Alketa Vejsiu dhe Ledri Vula. Pas një viti shumë të ngjeshur në ekran, por edhe në biznesin që drejton, bukuroshja e ‘’Tv Klan” ka vendosur që të pushojë këto ditë në Turqi, ku i ka lejuar vetes edhe një hedhje në pishinë me gjithë rroba. E veshur me një fustan të verdhë, Alketa duket tamam si sirenë në pishinën që e ka të gjithën për vete.

Por, nuk mbetet më pas as Ledri Vula. Këngëtari i njohur ka sjellë vazhdimisht hite që prej fillimisht të 2019-s dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Ose të paktën, të ndalet sa për të provuar edhe ai një zhytje në pishinë me gjithë rroba.

Nuk e dimë nëse e kanë bërë me plan për të bërë të dy të njëjtën gjë, apo nëse do të ketë VIP-a të tjerë që do të ndjekin shembullin e tyre, por nuk e mohojmë aspak që ia kanë bërë shumë mirë dhe duam edhe ne ta provojmë këtë gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...