“Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete!” Këngëtarja shqiptare tregon ngacmimet e partnerit

280

Valbona Halili ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur për klipin më të fundit që ka nxjerrë, të titulluar “Zemrën ma ke borxh”. Gjatë emisionit, si rrallë herë ajo gjithashtu foli edhe për jetën private dhe tregoi takimin e parë me bashkëshortin.

 

Valbona tha se partnerin e ka njohur në koncertin e saj të parë, dhe ai ishte muzikant. Sot ajo është mama e një djali, dhe ndau me ndjekësit historinë e bukur të dashurisë me tironsin tipik që e ngacmonte shumë!

 

“U bënë vite që jam njohur me Arturin. Ka qenë koncerti im i parë në Zvicër kur jemi takuar për herë të parë, ai është muzikant. Më bëri për vete dhe kuptova që mes nesh lindi diçka. Me kalimin e kohës gjërat erdhën natyrshëm dhe lidhja jonë u finalizua me ardhjen në jetë të tim biri. Arturi është një baba shumë i mirë dhe krahu djathtë i imi.

 

Ai ishte tirons tipik dhe më ngacmoi shumë, unë delikate në natyrën time, por ma mori zemrën. Ne ishim grup kur shkonim nëpër koncerte dhe ai thoshte: “Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete” dhe më bëri”, tha Halili.