Sonila Meço ditën e sotme feston ditëlindjen. Gjatë emisionit të djeshëm, sapo ka kaluar ora 00:00 është surprizuar nga stafi live.
Ajo ishte në transmetim direkt kur stafi vendosi ta surprizonte për 42-vjetorin e lindjes. Në ekran doli një video e vajzës së saj Amaris së bashku me kushërinjtë e saj ku i uronin ditëlindjen.
Sonila shkoi të përqafonte publikun dhe t’i falenderonte. Sigurisht që organizatorja ishte Kozeta Kurti, e cila vijoi surprizën.
Kur Sonila po përqafonte publikun, Kozeta u shfaq me një tortë që shënonte vetëm numrin “1”.
“Ta zgjodhëm të bardhë siç je vetë. Ta zgjodhëm të kuqe për gjithë dashurinë që jep dhe ta zgjodhëm të artë sepse je e artë, për të gjithë kënaqësinë që na ke dhënë në punë dhe shpresojmë që ta vazhdojmë”, tha Kozeta.