Në prag të 40-ve, Rozana Radi pranon se nuk e ka zbatuar kurrë këtë këshillë të mamasë

Ditët e fundit është shkruar aq shumë për të në portale dhe mediume të ndryshe, saqë na duket sikur ngado t’i kthejmë sytë do të na shfaqet Rozana Radi. Dhe për të qenë të sinqertë, nuk na vjen aspak keq për këtë gjë pasi Rozi është një ndër vajzat më simpatike dhe të vërteta të showbiz-it shqiptar.

Edhe pse është shkëputur prej kohësh nga muzika, urojmë që të mos kemi të bëjmë me një lamtumirë përfundimtare, ajo është e pranishme për publikun në rolin e moderatores të emisionit ‘’Boom”, por edhe llogarisë së saj në Instagram, sidomos ky i fundit. Ndryshe nga ç’shohim e lexojmë, Rozana është partizane e së vërtetës dhe përpiqet gjithmonë qënë postimet e saj të përçojë mesazhe pozitive dhe t’u tregojë ndjekësve të saj se fotografitë në rrjete sociale nuk janë matës i lumturisë së vërtetë.

Ditën e djeshme, ajo publikoi një foto para pasqyrës për të treguar se me kalimin e viteve, pasojat kur nuk i dëgjon këshillat e mamasë fillojnë e shfaqen edhe në fytyrë. “Sa keq që fotot në kohën që jetojmë nuk i bëjmë më për kujtim, por vetëm për shikueshmëri. Dhe pak ditë po i kam të 40-tat! Ja kanë filluar rrathët tek sytë o shokëni! Më thoshte mamaja ‘fli herët’, jo unë. Urdhëro tani”, shkruan Rozana. E po kot nuk thonë, mami i di të gjitha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...