‘Më paska shkuar mundi kot’, Malaj këshillon Spiropalin: Ish-nxënësja ime, para të madhit e prapa kalit mos qëndro!

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj i ka dërguar një këshillë ministres për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Referuar deklaratave të djeshme të zëdhënëses së qeverisë, Malaj i shkruan ish-nxënëses së saj se ka ikur dëm mundi i saj teksa dëgjon se Elisa ofendon presidentin Ilir Meta njëherasi dhe themeluesin e partisë ku ajo bën pjesë.

“Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!,“-shkruan Malaj.

Postimi i plotë:

Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa!(Spiropali)
Elisa,

si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!

Kujdes, se fjala kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.

Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.

Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë.

Kjo ishte një këshille për ty, pas kësaj maskarade zgjedhore, ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi.

“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, kështu është shprehur ministrja Elisa Spiropali pas deklaratave të ashpra të Metës ndaj qeverisë. Për 60 minuta, Ilir Meta sot doli kundër të gjithëve. Ambasadorë, ndërkombëtarë, anti-perëndim, George Soros dhe kryeministër i papërgjegjshëm ishin disa nga temat e presidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...