Lidhja me shokun mund të jetë sekreti i dashurisë së vërtetë

Është dëshmuar shkencërisht se aq më gjatë që e njihni dikë, aq më joshës do t’ju duket – të paktën kështu pohojnë hulumtuesit e Universitetit të Teksasit.

Ata i kanë pyetur studentët ta vlerësojnë njëri-tjetrin në fillim të semestrit dhe pastaj prapë në fund të semestrit.

Këto vlerësime janë rritur dukshëm përgjatë kohës, duke shpjeguar se si një person që e keni vlerësuar “6” mund të bëhet shumë lehtë “9” brenda pak javëve.

Me fjalë të tjera, kur është fjala për joshjen afatgjate, estetika ka të bëjë shumë pak punë me këtë.

Një studim tjetër po ashtu ka zbuluar se, mesatarisht, shumë çifte të suksesshme e kan

ë njohur njëri-tjetrin disa muaj më herët para se të kenë krijuar lidhje.

Thënë më thjesht, ju asnjëherë nuk ndiheni më komod sesa kur jeni me miqtë, apo jo? Ata janë personat me të cilët qeshni, me të cilët qani dhe që ju njohin më mirë sesa familja juaj.

Prandaj, ka kuptim kur themi se shumë njerëz janë të prirë që nga miqësia të krijojnë lidhje.

Në fakt, disa prej lidhjeve më të mira fillojnë si miqësi. Mendojeni Sheryl Sandberg, e cila ka qenë shoqe e burrit të saj Dave për 6 vjet para se të krijonin lidhje.

Pastaj është Mila Kunis me Ashton Kutcher, të cilët ishin takuar në serialin “That 70’s Show” dhe kishin krijuar lidhje 14 vjet më vonë.

Por, përse ndodh që miqësitë shpeshherë të shpijnë në romancë?

Sipas ekspertëve, miqësia ju mundëson ta shihni karakterin e dikujt para se të mjegullohet nga qëllimet seksuale.

Sigurisht se asnjë lidhje nuk mund të qëndrojë pa pasur një themel të një miqësie të fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...