‘JE GJITHMONË E MË SHUMË SEKSI’, ERMAL HOXHA FLIRTON PUBLIKISHT ME REZARTËN, SI PËRGJIGJET KËNGËTARJA

258

Ndonëse Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, qëndroi në burg për tre vite e gjysmë, bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta e ka mbështetur gjithmonë.

Ajo ka treguar se për të Ermali dhe vajza e tyre Hera janë gjithçka. Pak muaj pas daljes nga burgu nipi i diktatorit i propozoi këngëtares për martesë për të dytën herë dhe duket se së shpejti do të ketë dasmë.

Mirëpo pavarësisht se janë munduar të rrinë larg vëmendjes së mediave, sot Ermali ka flirtuar publikisht me Rezartën, teksa kjo e fundit kishte hapur rubrikën ‘Më bëj një pyetje’ në Instastory.

‘Si ka mundësi që je gjithmonë e më shumë seksi’, i shkruan Ermali.

‘Hahahahaha. Ermal mos ma prish intervistën time serioze… më skuqe’, i është përgjigjur ajo duke e shoqëruar postimin me emojin e një fytyre të skuqur nga turpi.