Presidenti Meta ishte në gjendje të rënduar mendore, ndikon dhe vapa

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke iu referuar fjalës së presidentit Meta u shpreh se në Shqipëri mund të aplikohet edhe testi mendor për figurat politike kryesore në vend.

“Presidenti ishte shumë i mërzitur me 30 qershori.

Unë në fakt prisja një lloj qetësie, sepse u evitua një konfrontimi civil, për të cilin vetë Presidenti Meta ka thënë se ka dhënë kontribut.

Por e pashë në një gjendje të rënduar, që është qartësisht qëndrimi i tij politik.

Ajo çfarë më bëri më shumë përshtypje është fjala që ai tha se: Politikanët shqiptarë duhet të kalojnë një lloj testimi për gjendjen mendore.

Unë jam dakord me Presidentin, se kjo është një gjë që duhet të bëhet.

Në kushtet e krizës së thellë politike dhe në kushtet e vapës së madhe, jam dakord me atë që tha”, u shpreh Patozi i ftuar në “Top Talk”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...