Nga Dashi tek Peshqit, kjo është renditja e shenjave sipas fatit; Parashikimi i yjeve për korrikun nga Meri

Astrologe Meri ka dhënë parashikimin mujor për shenjat e horoskopit. Më poshtë do të gjeni të listuara të gjitha shenjat e horoskopit, nga ato me më pak fat tek ato me më shumë fat!

12.Peshqit janë në këtë pozicion (më të pafatët) sepse Merkuri i kundërt i ngatërron pak në jetën e përditshme. Do kenë stres, lodhje dhe probleme me punën. Do jetë një muaj i lodhshëm, i ngatërruar. Kujdes me çështjet personale. Do të kalojnë luhatje emocionale, do i japin fund një lidhjeje që i ka lodhur. Financat nuk janë shumë pozitive. Në shëndet do kenë problem, do harxhojnë më shumë energji sesa duhet. Ngatërresat do i bëjnë nervoz.

11.Dashi. Duhet të ishte shumë mirë këtë muaj por i dalin papritur disa ngatërresa pas datës 19 në çështje familjare dhe në çështjet e karrierës. Hëna e plotë i tregon Dashëve një rënie të papritur në disa çështje të rëndësishme të karrierës së tyre. Dashuria do jetë bukur këtë muaj. Financat do shkojnë mirë dhe në shëndet do jenë mirë, pohon Meri.

10.Bricjapi ka një muaj të çuditshëm, do ketë kërkesa shumë të larta dhe pritshmëri të larta. Pas datës 9 korrik Mërkuri i vonon pritshmëritë e tyre apo premtime që i kanë bërë të tjerët. Pas datës 19 fillojnë futen në probleme me veten sesi i kanë hartuar planet. Deri në datë 30 nuk do jenë shumë në formë. Në dashuri do futen në marrëdhënie serioze me fejesa, martesa por mund të kenë edhe ndarje. Pritshmëritë janë të mëdha në financa por ka vonesa.

9.Binjakët do kenë plane, projekte, energji. Duhet të kenë kujdes financat të cilat fillojnë lëkunden këtë muaj. Do kenë ulje-ngritje të humorit. Në planet e tyre do dalin pengesa nga data 9 deri në datën 19. Dashuria është në ritme të mira. Do arrijnë sukses me pak vështirësi. Financat do jenë të diskutueshme, tha Meri

8.Ujorët do të kenë një muaj antagonist, do të kenë partneritete të rëndësishme, do jenë shumë të lidhur me punën. Do rregullojnë problemet e punës, të tentojnë të bëjnë kontrata dhe marrëveshje. Mos harxhojni energji me një punë nga e cila nuk kanë marrë gjë deri tani. Në dashuri do jenë mistikë. Financat do i kenë mirë nëse menaxhojnë antagonizmat. Kujdes me shëndetin.

7.Luani kanë një muaj të fuqishëm, do kenë besim, do riskojnë në biznes dhe në jetën personale. Do kenë dashuri të madhe, të plotë. Jeta private e tyre do jetë e fuqishme. Në çështje ekonomike do kenë probleme nga data 9 deri në datën 19. Duhet të jenë të vëmendshëm. Shëndetin do e kenë problematik, nuk do jenë në formë për të realizuar punët e tyre dhe do ndihen të mërzitur, tha Meri.

6.Gaforrja do fillojnë fuqishëm me planet e tyre, do i bëjnë realitet. Fillojnë një cikël të ri. Diçka përfundon dhe hapet diçka e re. Do kenë peripeci të çuditshme, s’duhet të bëjnë kontrata, t’i planifikojnë mirë gjërat para datës 19.

5.Virgjeresha do kenë plane jo të deklaruara, por do kenë një strategji të fuqishme. Do bëhen lider nëse arrijnë të kontrollojnë energjinë e tyre dhe të mos bëjnë gabime. Do jenë të suksesshëm port ë tregojnë vëmendje. Do rikthehen njerëz nga e kaluara. Duhet kujdes sepse rikthimi i njerëzve nuk mund të jap diçka të mirë. Në dashuri do jenë pasionant, tha Meri.

4.Demi kanë një muaj shumë të rëndësishëm, e fillojnë me projekte familjare. Nëse arrijnë të stabilizojnë do evitojnë sherre dhe probleme. Nga data 9 deri në datën 19 të jenë të kujdesshëm me çështjet familjare dhe pune. Mos të investojnë më shumë se ç’duhet. Mos të marrin vendime shumë të rëndësishme. Do kenë flirte por jo lidhje. Njerëz nga e kaluara do rikthehen. Financat nuk do jenë të qëndrueshme. Do kenë fitime por jo të qëndrueshme.

3.Akrepat do merren me karrierën. Nëse tentojnë të bëjnë diçka në lidhje me punën duhet ta bëjnë tani gjatë verës. Do të merren me çështje që kanë të bëjnë me jashtë, lidhje, njohje. Do kenë edhe komplikacione, kthime mbrapsht, gjendje emocionale të ndryshueshme. Financat do jenë mirë, do marrin ndonjë dhuratë por do kenë edhe detyrime që do i lodhin.

2.Shigjetarët do të kenë energji pozitive, do të bëhen produktivë. Do të kenë marrëveshje të mira. Çështjet ekonomike do ecin shumë mirë por mund të kenë edhe ulje-ngritje. Të merren me projekte dhe gjëra që duan t’i bëjnë. Do marrin një lajm shumë të mirë ekonomik.

1.Peshorja do ketë aleanca, mbështetje, qëllime të fuqishme. Do marrin forcë drejtuese. Do kenë finalizime shumë të mira në çështje karriere. Do kenë propozim, fejesë, martesë. Në planet e tyre do dali gjithmonë një njeri që do i vonojë por gjërat do jenë mirë, tha Meri. xing.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...