“Kryeministri piktor sfidon Presidentin”, Rama: S’jap dorëheqje…

348

Zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama është një studio artisti, ku çdo faqe muri është e pikturuar. Ai është ulur dhe pikturon forma që përngjajnë me kafshë imagjinare.

Nis në këtë mënyrë intervista e kryeministrit Edi Rama për italianen “La Stampa”. Referuar të dielës së 30 qershorit ai e konsideron një fitore të madhe edhe personale.

Pavarësisht faktit se vetëm një shqiptar në pesë iu drejtua qendrave të votimit, thekson gazetarja Letizia Tortello.

“Duke mos i shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë“, deklaron më tej kryeministri Rama.

Mpreh armët kundër presidentit, dhe bën shaka për mënyrën e veshjes:

“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.

I pyetur për protestat që kanë nisur në muajin shkurt kundër tij, Rama i cilëson një inskenim ku djem nga periferia janë paguar për të sulmuar ndërtesat.

Por qendra e bisedës mbetet presidenti Ilir Meta për të cilin ai këmbëngul se po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’, dhe se do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Pyetjes nëse do të pranonte zgjedhje të parakohshme për hir të bashkimit të vendit, Rama përgjigjet shkurt: “Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën”