Lidhni rripin e sigurimit, yjet parashikojnë një javë elektrizuese/ ç’do të ndodhë në datat 1-7 korrik

314

Dashi: Për fat të keq këto ditë nuk do ta keni më mbështetjen e planetit Venus. Mes jush dhe partnerit mund të lindin tensione. Edhe në aspektin profesional java do të jetë e lodhshme, sidomos të martën dhe të mërkurën kur Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Për fat, të enjten dhe të premten situata do të përmirësohet.

Demi: Të mërkurën planeti Venus do të kthehet në pozicion të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Pritet që të përjetoni ndjenja të fuqishme dhe çaste të mbushura me pasion. Kurse për sa i përket aspektit profesional, ju leverdis t’i bëni mirë gjërat. Deri ditën e shtunë, Mërkurin do ta keni aleat dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta.

Binjakët: Në fillim të javës, Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe më pas do të vendoset në atë të Gaforres. Përfitoni nga rasti që gjatë këtyre ditëve t’i shprehni ndjenjat personit që e keni për zemër ose për të diskutuar një çështje delikate me partnerin. Yjet do t’ju ndihmojnë të arrini synimet tuaja. E hëna do të jetë një ditë veçanërisht me fat, falë edhe pranisë së Hënës në shenjë.

Gaforrja: Jeni gati që ta mirëprisni Venusin në shenjën tuaj? Planeti i dashurisë do t’ju dhurojë një muaj të mbushur me emocione dhe dashuri. Beqarët të përgatiten për takime interesante… Mërkuri, i kthyer nga shenja juaj deri ditën e shtunë, do të ndikojë që t’ju ofrohen mundësi të reja në aspektin profesional. Ditët me fat do të jenë e marta dhe e mërkura.

Luani: Gjatë kësaj jave si Marsi edhe Mërkuri do të kthehen nga shenja juaj. Do të vijojë për të lindurit e kësaj shenje një periudhë suksesesh të mëdha në aspektin profesional. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave do të merrni shumë surpriza dhe do të përjetoni çaste të bukura të mbushura me romantizëm.

Virgjëresha: Pas një periudhe vështirësish në aspektin e ndjenjave, më në fund planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj për t’ju dhuruar fat. Duke filluar që nga dita e mërkurë, do të gjeni qetësinë si në jetën tuaj në çift edhe në jetën personale. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të qeta dhe fati do t’ju prijë. Fakti që Hëna ju favorizon përbën avantazh për ju.

Peshorja: Duke filluar nga dita e mërkurë, Venusi nuk do t’ju favorizojë më. Mes jush dhe partnerit mund të lindin konflikte dhe të keni debate të ashpra. Për sa i përket aspektit profesional, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të mbara, sepse Hënën do ta keni aleate. Të shtunën do të merrni surpriza të bukura, falë pranisë së Mërkurit në shenjë.

Akrepi: Ndiheni gati për t’ia hapur derën dashurisë? Venusi do t’jua bëjë gjithçka të mundur. Mjafton ta kapërceni frikën dhe të shfrytëzoni mundësitë e reja që do t’ju ofrohen. Të mërkurën mund të keni një njohje të re… Për sa i përket aspektit profesional ditët më me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe më pak e enjtja. Mos harroni edhe se keni nevojë për pushim.

Shigjetari: Më në fund Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Vuajtjet e dashurisë do të duken si një kujtim i largët dhe do të mund ta hidhni gjithçka pas krahëve dhe t’ia nisni nga e para me partnerin aktual ose me dikë tjetër… Në aspektin profesional pritet që të keni suksese të mëdha, sidomos pas ditës së shtunë. E hëna nuk parashikohet të jetë një ditë fort e mbarë.

Bricjapi: Kjo javë do të jetë e mbushur me suksese profesionale, kurse në aspektin e ndjenjave do të përjetoni vuajtje. Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke jua ndërlikuar situatën sentimentale. Bëni kujdes të mos thoni gjëra për të cilat më vonë do të pendoheni. Të shtunën Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe në aspektin profesional do të korrni sukses.

Ujori: Këtë javë planeti Mërkur do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe marrëdhëniet me të tjerët do të vështirësohen si në aspektin personal edhe në atë profesional. Nëse prej disa kohësh po mendoni për një projekt, mos humbisni kohë për ta vënë në zbatim, sidomos gjatë ditëve të para të javës që do të jenë më me fat edhe për sa u përket ndjenjave.

Peshqit: Pas një periudhe mjaft stresuese, më në fund dashuria do t’ju buzëqeshë. Do të mund ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, nuk përjashtohet as mundësia për të bërë njohje të reja. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat në aspektin profesional, sepse edhe Mërkurin, edhe Hënën do t’i keni në anën tuaj. Të dielën do të ndiheni paksa nervozë.