AKSIDENT NË AKSIN SHKODËR – LEZHË, NJË I PLAGOSUR RËNDË NË SPITAL

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Shkodër – Lezhë në afërsi të vendit të quajtur Harku i Bërdisës ku një automjet tip Ëolsvagen është përplasur me një kamion.

Siç bëhet me dije përplasja ka qënë e fortë edhe pse të dy automjetet kanë qënë duke ecur në korsinë e tyre përkatëse por shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën po lëviztë mjeti tip ëolsvagen ka bërë që të përplaset me kampionin.

Nga sa bëhet me dije drejtuesi i automjtetit ëolsvagen është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës pasi si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë dhe nuk dihet akoma gjëndja e tij shëndetësore ndërkohë personat që po udhëtonin me kamionin nuk kanë pësuar lëndime përveç dëmtimeve materiale të automjetit të tyre.

Sa i përket ngjarjes i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i polisicë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisru edhe proceduart për zbardhjen e këtij aksidenti të ndodhur.

Deri në momentin që automjetet e përfshira në aksident janë spostuar në këtë aks rrugor u shënua edhe trafik i rënduar në të dyja krahët e saj pasi automjetet që hynin e dilnin nga qyteti i Shkodrës duhej të prsinin rradhën për të vijuar rrugëtimin e tyre edhe pse policia e pranishme në vendngjarje është angazhuar për të bërë të mundur që qarkullimi i tyre të mos zgjaste shumë në kohë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...