Pasi u procedua penalisht Voltana Ademi ka bërë një denoncim lidhur me procesin e votimit në qendrën e votimit 0216 Berdice e Mesme.
Sipas Ademit kjo qendër votimi qëndron e mbyllur prej dy orësh dhe komisionerët që janë brenda po plotësojnë fletët e votimit.
“Ne Qv nr. 0216 Berdice e Mesme ka 2 orë qe eshte mbyllur dera. Komisioneret jane brenda. Sipas informacioneve qe kemi, po plotesojne fletet e votimit duke perdorur numrat e kartave ID qe i marrin duke u telefonuar qytetareve dhe duke ua kerkuar ate”, thotë Ademi.