Zjarr në KZAZ nr 6 të Vaut të Dejës, 3 policë të plagosur/ Lleshaj: Ligji do të veprojë

Është tensionuar situata në bashkinë e Vaut të Dejës, ku mbështetësit e opozitës kanë nisur protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

KZAZ-së numër 6, e cila është shkolla “Ndre Mjeda” konkretisht i është vënë zjarri, si pasojë janë plagosur dhe 3 policë.

Shkodër
Informacion paraprak
Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje.
Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Lidhur me situatë ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj me një status në twitter.

‘Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.

Ligji do të veprojë!’, thotë Lleshaj.
Po ashtu ka reaguar edhe Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili thotë:

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.
U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.‘.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...