Sipas horoskopit, nuk duhet të lidhesh kurrë me këto shenja!

Dashi, kurrë me një Gaforre- Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë të vështirë dhe nuk dinë një mënyrë tjetër për të shprehur atë që ndjejnë, pa qenë të pasjellshëm dhe të drejtpërdrejtë, prandaj marrëdhënia e tyre me Gaforren nuk ecën përpara, ato janë shumë sentimentale.

Demi, kurrë me një Ujor- Demi është shumë xheloz dhe ngjitës, të gjithë Ujorët kanë tmerr, shpirti i liruar nga kjo shenjë e ajrit nuk e lejon këtë marrëdhënie që të funksionojë. Pra, edhe nëse ata përpiqen të dakordësohen, kjo nuk do të zgjasë shumë.

Binjakët, kurrë me një Bricjap- Këto shenja janë në thelb shumë të ndryshme, njëra është krejtësisht bipolare dhe e shkëputur, dhe është shumë komunikues dhe Bricjapët janë njerëz të qëndrueshëm që duan diçka serioze për marrëdhëniet e tyre, atëherë më e mira është të mbani distancën para se t’ju thyhet zemra.

Gaforrja, kurrë me një Virgjëreshë- Të lindurit në shenjën e Gaforres janë veçanërisht sentimentalë, ata të Virgjëreshës kanë disa lloj sjelljesh që shpesh ndikojnë tjetrin dhe është një prej gjërave që ndjenjat e Gaforres nuk mund ta lejojnë, ata duan të jetojnë sipas mënyrës së tyre dhe të mos shtyhen vazhdimisht nga dikush që ka shumë mani.

Luani, kurrë me një Akrep- Të lindurit në shenjën e Luanit duan që gjithmonë të shohin mirënjohje për gjithçka që bëjnë, dhe për të patur një marrëdhënie të shëndetshme duhet t’i vlerësosh shumë, dhe duke qenë se të lindurit në shenjën e Akrepit janë egocentrikë, kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Virgjëresha, kurrë me një Shigjetar- Pranojmë se të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë plot me rregulla dhe kjo është ekzaktësisht arsyeja pse nuk do funksionojë kurrë me një Shigjetar, kjo shenjë nuk ka rregulla.

Peshorja, kurrë me një Akrep- Peshorja e do shumë harmoninë e gjërave dhe Akrepi kalon shumë larg prej kësaj, dhe të dy këto shenja nuk do të arrijnë asnjëherë të kenë një marrëdhënie harmonike.

Akrepi, kurrë me një Dash- Duke qenë se këto dy shenja kanë një intensitet të lartë, takimi i tyre do të ishte si përplasje e Diellit në Tokë, do krijoheshin shumë konflikte, dhe të dyja do të iknin në drejtime të kundërta.

Shigjetari, kurrë me një Dem- Shigjetari, përveçse vazhdimisht i ngazëllyer, pëlqen të jetojë në një mjedis krejt të ndryshëm nga Demi, që pëlqen të qëndrojë në zakonet e veta, nuk do të mund të ruante ritmin plot aventurë të Shigjetarit.

Bricjapi, kurrë me një Shigjetar- Për të njëjtën arsye që shenjat e tjera të Tokës nuk mund të kenë një marrëdhënie me aventurierët e Shigjetarit, të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë me këmbë në tokë për ëndërrimtarët e mëdhenj që janë Shigjetarët.

Ujori, kurrë me Peshqit- Siç dihet të lindurve në shenjën e Ujorit nuk u pëlqen të shfaqin ndjenjat dhe kjo për Peshqit është fundi, janë të ndjeshëm dhe romantikë, nuk do të duronin një marrëdhënie ku vetëm ata duket se ndjejnë diçka.

Peshqit, kurrë me Binjakët- Peshqit janë ëndërrimtarë pasionantë, duan një dashuri për jetë dhe nuk munden të ruajnë asnjë marrëdhënie me Binjakët, që janë krejt të shkëputur dhe kërkojnë vetëm marrëdhënie liberale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...