Bëhuni gati për një verë shpërthyese, ja si do të jenë pushimet tuaja tani që Mërkuri kaloi në shenjën e Luanit

E keni pyetur ndonjëherë se cila është ajo gjë, ose cilat janë ato gjëra që i bëjnë pushimet e paharrueshme?

Sigurisht që shoqëria e mia dhe një a më shumë portofol(ë) të mbushur plot janë të domosdoshëm, por ja që edhe yjet mund të përcaktojnë si do të jenë pushimet tuaj. Tani që Mërkuri kaloi në shenjën e Luanit, parashikohet një verë e nxehtë për të gjitha shenjat, na besoni ky është vetëm fillimi.

Peshorja: Të lindurit në shenjën e Peshores mezi po i presin pushimet, pasi gjashtë muajt e parë të vitit kanë qenë shumë të ngarkuar për ta, sidomos nga ana psikologjike. Të gjithë ata që do të jenë ‘’single” këtë verë do ta kenë të vështirë të përshtaten me këtë situatë, mirëpo prania e miqve dhe njerëzve të afërt do t’ju ndihmojë të kaloni çdo gjë. Mos harroni të merrni librin e preferuar me vete

Akrepi: Pushimet e Akrepit janë një gërshetim i këndshëm i aventurës, relaksit, kënaqësisë dhe epshit. Për Akrepin kjo është periudha ideale për të ‘’gjuajtur” dhe për të treguar anën tuaj më seksuale. E vështirë t’u rezistosh sharmit të tyre. Mos bëni plane, gjërat e bukura vijnë vetë.

Shigjetari: Në qoftë se ka një shenjë që mezi i pret pushimet, është pa diskutim Shigjetari. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi të lindurit në këtë shenjë, janë gjithmonë të etur për destinacione të reja dhe aventura. Nuk keni pse përgatisni valixhen apo çantën, pasi ajo ju pret në një kënd të shtëpisë prej kohësh. Këto pushimet do të jenë ekzotike, ndaj shijojini në maksimum.

Bricjapi: Asgjë nuk mund ta ndajë Bricjapin nga puna, ndaj nuk është habi që gjatë pushimeve të marrin me vete kompjuterin apo çdo gjë që lidhet me punën. Nuk duhet ta teproni, ky është momenti për t’u relaksuar ndaj vishni petkun e turistit dhe zbuloni vende të reja.

Ujori: Tanimë e dimë që Ujori është një nga shenjat më të tërhequra të horoskopit, i pëlqen vetmia dhe bën çmos të shmangë kontaktet me njerëzit. Por ja që sivjet kanë ndryshuar mendje dhe duan të shijojnë temperaturat e nxehta në shoqërinë e njerëzve më të afërt. Kujdes: Duhet të respektoni gjithmonë intimitetin dhe hapësirën e tyre.

Peshqit: Për Peshqit, kjo është periudha më e bukur e vitit pasi janë në habitatin e tyre; në ujë. Këto pushime do të jenë akoma më speciale, pasi lidhjet dashurore do të përforcohen dhe mund të kurorëzohen në martesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...