HYRJELAJME''Kam dashur të adoptoj një fëmijë, por më pas kuptova që..."

”Kam dashur të adoptoj një fëmijë, por më pas kuptova që…”

Në qoftë se ”lundron” për ca minuta në profilin në Instagram të Iva Tiços, është e pashmangshme ndjesia e përhumbjes mes pjatave të shumta (me apo pa Rozmarinë brenda) apo fotografive nga udhëtimet e ndryshme.

 

Gazetarja e njohur shqiptare është vazhdimisht aktive në rrjetin social më “IN” të momentit, ku herë pas here zgjedh të zbulojë edhe detaje personale, duke ju përgjigjur pyetjeve kureshtare të atyre që e ndjekin.

 

Vetëm dy ditë më parë, ajo vendosi të riprovonte opsion ”Ask a question” dhe siç ndodh shpesh pyetjet lidheshin kryesisht me jetën private. Dashuria, familja dhe martesa ishin disa prej gjërave kryesore që donin të dinin ndjekësit e Ivës, megjithatë kishte edhe nga ata që donin të dinin nëse e kishte menduar ndonjëherë birësimin.

 

“Më ka ndodhur një herë, kur mbajta në krahë një fëmijë të braktisur… dhe e rimendoj hera-herës, por të them të drejtën nuk ma mban, më duket përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mjafton vetëm dëshira, as për të lindur, as për të birësuar. Ndoshta ndaj gjëra të tilla bëhen vetë i dytë. Ndaj kam admirim të veçantë për gjithë ato gra që për arsye ë ndryshme i rrisin fëmijët vetëm, janë heroinat e mia.”,- zbuloi ajo.

 

TE TJERA

spot_img