“Janë hapur dyert e ferrit” temperaturat arrijnë gati 50 gradë celsius; Si paraqitet situata në vendin tonë

Vendet që përfshijnë Francën, Gjermaninë, Spanjën, Zvicrën dhe Portugalinë pritet të përjetojnë një valë masive të nxehtësisë duke filluar nga e mërkura! Kjo masë me ajër të nxehtë që vjen nga Sahara do të rrisë temperaturat deri në 45 gradë Celsius këtë javë.

Parashikimi është kaq intensive sa një meteorolog spanjoll shkruajti se “dyert e ferrit janë hapur”

Në vitin 2003 kur Franca përjetoi një valë nxehtësie, vendi u përfshi nga një tragjedi sepse rreth 15 mijë veta ndërruar jetë në gushtin e atij viti. Për të mos u përsëritur e njëjta situatë zyrtarët në Paris tashmë kanë vënë qytetarët në alarm.

Këto ndryshime klimaterike mund të jenë vdekjeprurëse, ndaj rekomandohet që gjatë orarit të pikut të qëndroni në vende të freskëta të mbyllura, të jeni të hidratuar e veshur me rroba të lehta.

Temperaturat do të arrijnë shifra rekord prej ditës së sotme e ndonëse Shqipëria nuk është pjesë e shteteve të sipërpërmendura (Franca, Spanja dhe Portugalia) po ashtu do të përballet me temperatura shumë më të larta se normale.

Meterologët pohojnë se nuk është e qartë kur vala e nxehtësisë do të përfundojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...