Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

Me anë të një dekreti të ri, presidenti Ilir Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve lokale për në 13 tetor. Ai vendimin e tij e njoftoi në një konferencë për mediat, pas disa takimeve me liderët politikë këtë të enjte por edhe me faktorin ndërkombëtar.

Presidenti tha se kishte marrë këtë vendim, pasi data lidhej edhe me procesin e marrjes së vendimit nga ana e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve,

ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...