Zbuloni letrën tuaj TAROT sipas shenjës së horoskopit dhe lexoni një mesazh për të ardhmen

Dashi

Kreativiteti është tema juaj e javës! Është gjithmonë koha e duhur për të filluar të mësoni diçka të re, që ju ndihmon të shprehni vetveten. Do të jini kreativ , do të keni dëshirën për të eksploruar dhe shijuar çdo gjë. Zbuloni atë që ju frymëzon dhe mendoni për t’u rritur në çdo fushë të jetës ! Mendoni vetëm për veten !

Demi

Me shumë mundësi do të merrni lajme të reja rreth punës ! Do t’ju hapet një derë, por duhet të jeni aq të zgjuar sa ta kapni mundësinë atëherë kur ju jepet. Këtë javë vendi i punës do të shndërrohet në një arenë, ku çdokush duhet të shfaqë aftësitë e tij, ndaj tregohuni të vëmendshëm që dikush tjetër mos t’ju vjedhë shkëlqimin.

Binjakët

Do të gjeni guximin për të bërë gjithçka keni dëshiruar më shumë. Do të ndiqni instinktin dhe nuk do të refuzoni asgjë që do t’ju kërkohet këtë javë. Do të merrni rrisqe do të jeni spontanë dhe do të befasoni të tjerët rreth jush e veten.

Gaforrja

Kjo është një kartë e fuqishme transformimi dhe ndryshimi. Pa marrë parasysh gjendjen tuaj aktuale, ju presin gjëra të reja. Vetëm ky ndryshim mund të fillojë një reaksion zinxhir, ndaj mos kini frikë, por dilni nga ajo flluska juaj dhe pranojeni botën ashtu si është me të mirat e të këqijat e saj.

Luani

Jeta në çift po merr një zhvillim intensiv që nuk e kishit menduar më parë! Dikush “i ri” është në horizont ose, nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme do të përjetoni emocione të forta që kishit kohë pa i përjetuar. Shkunduni nga rutina, kërkoni për vende të reja, njerëz të rinj dhe thuajini PO aventurës. Do të mahniteni nga ajo që do të zbuloni.

Virgjëresha

Do të vendoseni në një situatë të vështirë dhe madje të padrejtë. Ju e dini që jeni me të drejtën, por është e vështirë që të tjerët ta shohin këtë. Virgjëresha, mos u mërzisni, Ju mund të kujdeseni për veten tuaj (dhe lini karmën të kujdeset për gjithçka tjetër). Njerëzit e tjerë kanë mendimet e tyre dhe ju nuk mund t’i ndryshoni ato. POR nuk duhet të lejoni që ata t’ju ndryshojnë juve.

Peshorja

Përkushtojuni vetes ! Çfarëdo ideje apo frymëzimi që keni, kjo është java që të filloni t’i sillni në jetë. Investoni në trajnime, bëni hapin e parë, bëni një plan! Do ia dilni në çfarëdolloj gjëje që do të bëni

Akrepi

Paraja sjell botën vërdallë, ose kështu thonë. Ndoshta po, ndoshta jo, por sigurisht që ju akrepët doni të keni kontroll mbi tuajat. Përqendrohuni në financat tuaja këtë javë dhe bëni disa ndryshime pozitive. Ndoshta ka të bëjë me mbylljen e një borxhi, jini më kursimtarë ose filloni të investoni diku. Duket e mërzitshme tani, por në të ardhmen do i vilni frytet e kësaj pune.

Shigjetari

Të gjithë e dinë që jeni njeri shoqëror , por sigurohuni që këtë periudhë të kaloni pak kohë vetëm për vete sepse keni nevojë. Letra juaj Tarot ju këshillon të thoni pak më shpesh JO, të largoheni nga zhurmat dhe të shkoni diku ku mendja dhe shpirti juaj janë në paqe. Ju jeni një shpirt filozofik dhe pas çdo përvoje nxirrni një mësim jete, por kjo mund të ndodhë vetëm në paqe. Jepini veten hapësirë këtë javë.

Bricjapi

Diçka nga e kaluara ende ju mban me kokën pas ! Nëse nuk shkëputeni dot prej të shkuarës, do të humbisni mundësitë që ju jep e ardhmja. Jetoni të tashmen

UJORI

Edukimi është kryefjala e kësaj periudhe ! Ndaj vijeni pak trurin në punë për të identifikuar diçka që dëshironi të mësoni ose përmirësoni aftësitë tuaja dhe bëni një lëvizje për ta bërë këtë të ndodhë. Mund të jetë një kurs kërcimi, mësime për një vegël muzikore, ose thjesht të blesh një libër për një temë që me të vërtetë ju intereson. Çfarëdo që të investoni , do të jetë e vlefshme !

Peshqit

Ka ardhur koha të ndryshoni diçka në rutinën tuaj. Kjo kartë përfaqëson mundësinë për ta bërë pikërisht këtë gjë. Vendosini vetes qëllimin se doni të ndryshoni dhe vendosni detyra të vogla, bëni hapa të vegjël që do t;ju çojnë aty ku doni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...