‘Ka punuar Berisha që të shkosh ti me pushime’, Armina i kthehet fansit

Fashion blogerja shumë e ndjekur dhe e komentuar, Armina Mevlani ka nisur pushimet dhe këtë vit ka zgjedhur të relaksohet në Mykonos. Nga atje Armina ka postuar një video ku shfaqet me një fustan mahnitës teksa zbret shkallët.

Përpos komplimentave të shumta që ka marrë, Arminës i ka tërhequr vëmendjen komenti i një ndjekësi i cili i shkruan: “Ka punuar doktor berisha te vesh ne vendet me te shtrenjta per pushime”.

“Ne fakt me shoqerine time kam udhetuar qe 17 vjec. Komente pa kuptim”, ja ktheu Armina.

“Qe 16 vjec jam edhe une ne rrugetime, po jo ne rrugetime si ju zonjushe e nderuar jo ne ‘scorpio’ ne mykono vetem per te hyre brenda duhet te kesh nje xhep plot. Se ktej jetojme edhe ne i kemi pare shume vite me perpara… pastaj per ty normal pa kuptim jane”, vazhdoi fansi.

“Mesa duket ‘rrugetimet’ tona kane qene ndryshe sepse une dhe grupi im shoqeror ne keto vende kemi shkuar gjithmone. Une bashkepunoj edhe me firma te medha te huaja qe me kane sjelle po ne keto vende. Pse nuk merreni me gjendjen aktuale ne shqiperi por merreni me mua? Une ne udhetime shkoj me firma nga me te ndryshmet qe i reklamoj dhe kam kontrata. Ka gjera shume me te medha sesa puna ime qe po ndodhin dhe mund te merreni”, i replikoi Armina.

“Po normal qe kane qene ndryshe edhe jane ndryshe edhe do jene ndryshe sepse ne jemi ne greqi kaq vite edhe punojme por ne ‘scorpio mykono’ nuk vemi dot per pushime se bababllaret tane jane jashte politike. Pastaj edhe une me firma te huaja po punoj po falas sme dergon njeri ne mykono nuk njoh njeri akoma qe e dergojne me pushime ne mykono”, komentoi sërish ndjekësi.

“Keni ju nje blogg qe punoni prej vitesh? Dhe kontrata me firma qe ju cojne ne udhetime ne kembim te reklames? Ky eshte ndryshimi dhe une per kete gje punoj. As une nuk i kam pasur prinderit ne politike por kane punuar aq sa une te shkoja me pushime 16 vjec me shoqerine time. Skam perse ta ndaloj tani kur aq mundem t’ia mundesoj vetes sepse ju do ta lidhni me gjera te tjera sipas interesave tuaja. Faleminderit Zotit kam pasur edhe nje grup shoqerie qe gjithashtu jane organizuar per te tilla pushime dy ose tre ditore diku”, përfundoi Armina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...