“Kishim zhivë e gjethe dafine, na ndaluan në aeroport”, këngëtarja shqiptare tregon sikletin e madh

Anxhela Peristeri nuk ka aspak turp të flasë për situatat e sikletshme që i kanë ndodhur gjatë jetës së saj, duke ndarë me publikun edhe supersticionet apo bestytnitë, të cilave u beson apo nga të cilat do të mbrohet.

Ajo ka treguar në “E Diell” një rast kur është ndaluar në aeroport bashkë me mikun e saj, këngëtari Aurel Thellimi, pasi ky i fundit kishte gjethe dafine në portofol.

Siç shpjegoi Anxhela, gjethja e dafinës mbahet si ogur i mirë për të ardhurat.

Por si të mos mjaftonte kjo, autoritetet zvicerane e kanë ndaluar kolegun e saj, pasi ky i fundit kishte edhe zhivë, kundër syrit të keq.

Këngëtarja shprehet:

Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajtur gjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve se si të mbrohen.

Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete. Kaloj unë e para ndërkohë policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol.

U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat. Më pas gjetën po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë.

U detyrova t’ia shpjegoja policëve dhe në fund u sqaruan dhe ne kaluam të qetë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...