Sherr i madh në Top Channel, regjisori i njohur lë në mes xhirimet e emisionit

Vetëm pak ditë më parë, në mediat online qarkulloi lajmi se në “Top Channel” do të rikthehej më në fund një prej emisioneve verore më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për emisionin “Summer Fest” i cili këtë vit nuk do të prezantohej më nga motrat Vjollca, por nga moderatorja Nevina Shtylla dhe Flori Gjini.

Mirëpo, duket se emisioni i shumëpritur nuk do ta shohë dritën e transmetimit së shpejti.

Siç shkruan “Imalbania”, emisioni është anuluar dhe shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve, si dhe një debat i regjisorit Ergys Lubonja me drejtuesit e “Top Channel”.

Mësohet se pas debatit në fjalë, Lubonja ka dhënë dorëheqjen, duke sjellë rrjedhimisht anulimin e emisionit.

Kujtojmë se Lubonja është një ndër regjisorët më të hershëm të “Top Channel”, emri i së cilit qëndron pas emisioneve të rëndësishme si “Big Brother”, “The Voice”, “Top Awards” etj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...