NGA ÇOKOLLATAT TE BAKE ROLLS DHE FARAT E KUNGULLIT, DHJETËRA ARTIKUJ TË SKADUARA, GJOBITEN RËNDË 4 BIZNESE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 3.6 ton biskota, dhjetëra kilogram produkte ushqimore me afat të skaduar përdorimi dhe gjobit me 2.65 milion lekë 4 subjektet në Tiranë dhe Korçë

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” me aktivitet “importim, magazinim dhe tregtim të produkteve ushqimore”, Tiranë, u konstatuan 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi për të cilat u mor masa e bllokimit të menjëhershëm. Gjithashtu u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe nuk kishte marrë masat e nevojshme për plotësimin e mangësive të konstatuara nga inspektimi i kaluar.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë pӫr hedhje nӫ treg tӫ ushqimeve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 për mosrealizimin e detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës,

U bë bllokimi i 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kostana shpk”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe të paetiketuara në gjuhën shqipe (makarona, bonbone, patatina, vafer, llokume, miell misri etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme;

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Niko Male”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare (produktet mbaheshin edhe në ambiente sanitare). Gjithashtu u gjetën një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe pa etiketë (karamele, vezë, fara kungulli, kuti konservash, pije energjike dhe freskuese, miell etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 400,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë dhe pakicë”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...