Mjekra tek meshkujt parandalon kancerin e lëkurës dhe astmën

Mjekra ka veti terapeutike, zbulon një studim shkencor i kohëve të fundit.
Studiuesit dermatologë nga Universiteti i Queensland, në Australi, kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë mjekër dhe mustaqe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve UV.

Duke përdorur një dozimetër që mat rrezatimin, ata kanë vënë re se mjekra e tyre ndërpriste rreth 90-95% të rrezeve UV.

Rrezet UV godasin drejt. Por, kur përballen me mjekrën, rrezet përthyhen dhe nuk e arrijnë lëkurën. Për pasojë mjekra mbron lëkurën nga kanceri.
Përveç kësaj, ata janë të mbrojtur nga astma e shkaktuar nga alergenet.

Në fakt, mjekra është një pengesë për polenin, burimi i këtyre alergjive. Dermatologët australianë kanë vënë re gjithashtu se mjekra, e cila është pengesë ndaj sulmeve të jashtme, mundëson që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe kështu kufizon plakjen e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...