Horoskopi javor 24-30 Qershor

Dashi
Pjesa e parë e javës do të jetë e mbushur me ngarkesë për shkak të Hënës në Saturn. Kjo qasje do të bëjë të ndiheni të irrituar dhe të ndjeshëm. Të premten Mërkuri në shenjën e Luanit do ju sjellë frymë të re në jetën tuaj sociale dhe profesionale. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e diela.

Demi
Java do të nisë shumë mirë për të gjithë ju të shenjës së Demit. Kjo do të ndodhë falë Hënës në shenjën e Peshqve, e cila do ju bëjë të ndiheni romantik. Ditët e tjera të javës do të jenë shumë konstruktive sa i përket aspektit tuaj profesional. Gjatë fundjavës do të nisni një analizë me veten tuaj për shkak të Hënës në shenjën tuaj. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e hëna.

Binjakët
Java do të nisë e zymtë për ju dhe diçka të tillë e shkakton Hëna në shenjën e peshqve. Por me kalimin e ditëve gjithçka do të përmirësohet dhe do të nisni të argëtoheni. Ditët e bukura do të arrijnë pikun të premten e datës 28 Qersh0r, pasi Mërkuri hyn në shenjën e Luanit. Të dielën Hëna në shenjën tuaj do ju inkurajojë të nisni një analizë të vetes tuaj. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e mërkura.

Gaforrja
Java do të nisë në mënyrë të shkëlqyer për ju, me hënën në peshq, e cila ju frymëzon për ide romantike. Këto ide do të përfshijnë partnerin tuaj dhe këdo ju do të dëshironi të jetë partneri juaj. Do të keni pak tension të mërkurën dhe të enjten, por gjithçka do të harrohet në fundjavë. Dita juaj më fat për këtë javë do të jetë e marta.

Luani
Kjo javë pritet të jetë e qetë dhe në mesin e javës pritet që Hëna në shenjën e Dashit të forcojë ambicien tuaj në punë, por vetëm të premten me hyrjen e Mërkurit në shenjën tuaj do të keni një ndryshim të dukshëm. Dita juaj më fat për këtë javë do të jetë e enjtja.

Virgjëresha
Fillimi i kësaj jave do të jetë i lodhshëm për ju, veçanërisht në punë ku Hëna, e cila është në kundërshti me shenjën tuaj, ju shtyn të bëni më të mirën tuaj. Atmosfera do të ndrijë të Premten dhe të Shtunën falë ndërveprimit të Uranit dhe Dem si dhe të Hënës. Tensione do të përjetoni gjatë ditës së dielë për shkak të Hënës në binjak. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e shtuna.

Peshorja
Në mesin e javës Hëna, e cila është në kundërshti me shenjën tuaj ju shtyn të bëni më shumë punë seç duhet. Matni energjitë tuaja, nëse nuk doni të stresoni veten. Mërkuri në Luan që nga e premtja do ju bëjë miqësorë dhe komunikues. E diela do të jetë plot biseda. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e diela.

Akrepi
Në këtë fillim jave do të jeni të favorizuar nga Hëna në shenjën e Peshqve, e cila do të lidhet këtë javë me romancën. Gjatë fundjavës ju do të përjetoni tension për shkak të kalimit të Saturnit në shenjën e Luanit si dhe të Hënës në shenjën e Dashit. Dita juaj me fat për këtë javë do të jetë e marta.

Shigjetari
Hëna në shenjën e Peshqve do të bëjë që këtë javë të ndiheni melankolik. Por gjithçka do të ndryshojë nga e mërkura kur Hëna në Dash do ju sjellë në humor të mirë si dhe do ju shtojë dëshirën për të kaluar mirë. Në fundjavë do të qëndroni me familjen. Dita më fat për këtë javë do të jetë e mërkura.

Bricjapi
Nisja e javës do të jetë mjaft e qetë, por nga e mërkura për shkak të Hënës në Dash do të ndiheni të irrituar, kontroversal dhe të ndjeshëm. Në fundjavë do të ndiheni më mirë për shkak të influencës së Hënës në Dem. Dita me fat për këtë javë do të jetë e shtuna.

Ujori
Gjysma e parë e javës do të rrjedhë pa lajme të reja dhe pa lëvdata. Që nga data 28 Qershor Mërkuri do të jetë në kundërshti me shenjën tuaj. Ndërkohë Urani dhe Hëna në Dem do ju bëj të ndiheni sikur jeni mbi re. Dita me fat për këtë javë do të jetë e diela.

Peshqit
Ditët e para të javës Hëna në shenjën tuaj do të ndikojë që ju të nisni një analizë vetjake. Më pas në mes të javës, ju do të punoni shumë në punë, ndërkohë që në fundjavë do ti dedikoheni vetes dhe familjes tuaj për shkak të Hënës në Dem. Dita me fat për ju këtë javë do të jetë e premtja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...