E rrallë, delfini lind tek Gjiri i Lalëzit

Prej disa ditësh, në plazhin e Gjirit të Lalëzit është parë një delfin që dukej se nuk kishte frikë nga njerëzit. Në rrjet janë shpërndarë shumë video dhe foto të delfinit, ku disa raportonin se ishte i plagosur. Por krejt e kundërta po ndodhte me specien e rrallë në ujërat tona.

Delfini ishte femër dhe në bark mbante një të vogël. Gjitari ka qenë në fazën e fundit të shtatzanisë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është afruar në breg. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura duke thënë se në lindjen e delfinit kanë asistuar edhe veterinerë shqiptarë një gjë e rrallë kjo për vendin tonë.

Për fat të keq Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri me dije se në mbikëqyrjen e veterinerëve delfini kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark.

Pas asistimit të ekspertëve veterinerë, delfini u largua në thellësi të ujërave

Postimi i plotë i AKZM:

Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme.

Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark. Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me.

Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur. Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...