Në mars bëri namin në portale lajmi se Çiljeta dhe Alban Hoxha ishin ndarë, thashethem që u përhap nga fakti që këngëtarja dhe portieri nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Më pas u përfol se Albani e kishte tradhtuar Çiljetën dhe ky ishte shkaku i ndarjes.
Mirëpo e vërteta është se këto kanë qenë thjesht thasheme pasi Çiljeta dhe Albani e vazhdojnë lidhjen e tyre e janë shumë të lumtur bashkë.
Këtë e vërteton foto e fundit ku Çiljeta dhe Albani shfaqen në një bar në Tiranë teksa konsumonin një pije. Burime për “Bordo” thanë se ata dukeshin tejet të dashuruar me njëri tjetrin.